Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 13:01

Fatma vë në siklet moderatoren live në emision: ‘Kë ke kapur që je futur në Klan?’

Siç dihet ish banorja e "Big Brother", Alba Çobaj, së fundmi është bërë pjesë e televizionit “Klan”, ku dhe çdo ditë prezanton emisionin ‘Ditë për ditë’ së bashku me moderator të tjerë. Ky rikthim i Albës është i pari pas largimit nga In Tv.

Së fundmi Alba ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur më shumë për këtë eksperiencë, por edhe për gjëra të tjera lidhur me jetën private.

Në promon e emisionit shihet se dy moderatoret e njohur Fatma dhe Aulona e kanë vendosur në siklet Albën duke i bërë pyetjen e papritur.

“Kë ke kapur që je futur në një televizion kaq të madh?”, e pyet Fatma, ndërkohë që Alba duke qeshur ka thënë: “Do ti që të dëgjon Zoti ndonjëherë”, duke mos zbuluar ndonjë emër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kliko dhe informohu (@blitz.al) on