Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 12:12

Avion privat, shampanja e rroba luksoze: Capital T shastisë me pamjet e fundit

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është momentalisht një ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe të kërkuar jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë. Ai ka sjell ndër vite një sërë këngësh të cilat kanë rezultuar super hite dhe kanë shumë klikime në Youtube.

Pak minuta më parë, Trimi ka publikuar edhe këngën e tij më të re të titulluar “Hookah”. Kjo këngë i është dedikuar jetës së shtrenjtë dhe luksoze dhe siç shihet nga klipi reperi ka bërë një investim të madh.

Ai shihet në një avion privat teksa është i shoqëruar nga miqtë e tij ku bien në sy shishet e shampanjës dhe purot. Po ashtu një vëmendje të madhe kanë marrë edhe veshjet e tij firmato të markës së njohur 'Gucci' që siç ka treguar Capital T është ndër të preferuarat e tij.