Një lajm i keq për të gjithë shqiptarët është bërë i ditur ditën e sotme ku sipas mediave të huaja Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Hollandez me shumicë votash kanë votuar pro rikthimit të vizave për vendin tonë. Kanë qenë mediat holandeze ato që kanë publikuar së pari vendimin e Parlamentit që nuk është pritur fare mirë nga shqiptarët.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Hollandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruanin mediat hollandeze sipas të cilave shkak për këtë vendim janë bërë emigracioni masiv dhe ba.n.dat shqiptare.

Mirëpo, kjo gjë nuk është pranuar nga ministrat hollandezë, të cilët janë shprehur se rikthimi i vizave është një ‘detyrë e pashpresë’, pasi Shqipëria përmbush kriteret e BE-së për udhëtim pa viza.

Mësohet se ministri i Jashtëm Stef Blok, u ka thënë deputetëve se ai nuk ka ndërmend të bëjë tentativë për të vendosur vizat për shqiptarët.

“Jam shumë e zhgënjyer që ministri nuk është në gjendje të pranojë se kjo po shkakton probleme në Hollandë. Ne duhet të aplikojmë masën urgjente”, u shpreh deputetja kristian demokrate Madeleine van Toorenburg gjatë debatit të së enjtes mbi këtë çështje.
Burimi: Balkanweb.




