Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 11:11

Dalin prapaskenat: Ja si do të duket Jonida Maliqi në klipin e Eurovizion

Këtë vit në Tel Aviv të Izraelit këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën "Ktheju Tokës". Në prezantimin e parë të  saj kënga u prit mjaft mirë dhe sipas sondazheve ishte renditur e dyta në klasifikim.

Jonida ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka treguar çdo moment në Izrael. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa video dhe foto nga prapaskenat e kartolinës prezantuese të Shqipërisë.

Në pamjet e publikuara Jonida shihet e veshur me një fustan blu me pika të bardha dhe me flokët me onde, teksa qëndron në natyrë e rrethuar me gjelbërim dhe pemë, një pamje kjo që i përshtatet dhe tematikës së këngës. Siç dihet Jonida do të performojë këngën "Ktheju Tokës" në datën 16 maj dhe do të këndojë e 14-ta.