Moderatorja e "The Wendy Williams Show" ka mësuar se bashkëshorti i saj, Kevin Hunter, me të cilin ka një djalë, e tradhëtonte prej 10 vitesh.

Sipas "Dailymail", 54-vjeçarja ka paraqitur kërkesën për divorc dhe në daljet e saj televizive nuk e ka pasur më unazën e martesës në gisht.

Kevin Hunter është producent në emisionin që Wendy moderon prej kohësh dhe mësohet se prej 10 vitesh, ai ishte në një lidhje jashtëmartesore me Sharina Hudson. Së fundmi, të dy janë bërë edhe prindër.





