Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është padyshim ndër më të komentuarit dhe të pëlqyerit nga publiku. Çdo këngë e tij kthehet në hit dhe kanë shumë klikime në Youtube.

Shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, Noizy publikon gjithmonë video dhe foto nga përditshmëria e tij dhe shpesh herë ka treguar se e ka shumë pasion gatimin.

Së fundmi, ai ka habitur të gjithë ndjekësit e tij teksa ka treguar se po gatuante patëllxhane të mbushura, një nga ushqimet më të preferuara për shqiptarët. Noizy e ka filmuar me hapa se si e ka përgatitur tavën, duke treguar kështu se është një kuzhinier aq i mirë sa që ja kalon dhe shefave.






