E ftuar në "Why not" së fundmi ishte reperja Baby G e cila së bashku me Rozën gjatë emisionit drodhën një cigare, veprim të cilin reperja e bën edhe në videoklipin e saj më të ri.

Gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri e ka kritikuar këtë veprim dhe i ka kushtuar një artikull.

"Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.
Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t'u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado media tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer veprapenale", shkruan ndër të tjera Yzeiri.

Pas këtij artikulli, Roza ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se nuk po dridhnin njëcigare të vërtetmariuane. Në fund moderatorja paralajmëron analistin se bashkë do shihen në gjyq.


View this post on Instagram









