Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 09:09

Tipike e nënave shqiptare: Rita i bën Rozës komentet që do t’ju shkrijnë së qeshuri

Moderatorja Roza Lati e ka treguar gjithmonë marrëdhënien e veçantë që ka me nënën e saj, aktoren e  humorit Rita Lati. Ato vazhdimisht publikojnë foto dhe video në rrjetet sociale ku nuk mungojnë ngacmimet dhe batutat nga ana e Ritës.

Së fundmi nënë e bijë do të jenë të ftuara në emisionin “Xing me Ermalin” dhe teksa kanë qenë duke pritur në prapaskenë, Roza ka gjetur rastin që të bëjë një video me veshjen e saj. Siç duket ky veprim nuk i ka pëlqyer Ritës dhe i ka bërë koment epik Rozës.

“Boll bëre ashtu si pjeshkëllesh, mos më hap barkun. Rri cik normale, cik serioze jepi cik vetes gaz me karar.”, dëgjohet t’i thotë Rita së bijës.

“Nuk e di a i keni dhe ju këto probleme me mamat?, pyet Roza ndërkohë që Rita ja kthen: "I kanë që ç’ke me atë punë”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura tek ndjekësit.