Këngëtarja dhe biznesmenja Shkenda Dubova ditën e djeshme festoi ditëlindjen të cilën zgjodhi ta kalojë me miqtë në një klub nate në Prishtinë duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ditën e sotme Shkenda ka zbuluar për fansat në Instagram dhuratat që ka marrë dhe veçanërisht dhuratën e mikeshës së saj të ngushtë, prezantueses Arbnora Ademaj.

Arbnora i ka dhuruar Shkendës një orë të markës Rolex të cilën këngëtarja e ka treguar me një video në Instastory.

"Nuk them kot unë jam me fat që të kam", shkruan Shkenda.











