Me siguri të gjithë e mbani mend serialin "Shtëpiake të dëshpëruara" që dikur na mbërthente para ekranit në pritje të zhvillimit të ngjarjeve misterioze. Në vëmendje të serialit ishte 5 gra, Jasemin, Nermin, Elif, Zelish dhe Emel.

Jeni kuriozë të dini çfarë ka ndodhur me aktoret në jetën reale pas kaq vitesh? "Xing.al" ju zbulon ç'ka ndodhur me Jaseminin, Nerminin, Elifin, Zelishin dhe Emelin me informacionet e mëposhtme.

Songul Oden e cila luante rolin e "Jaseminit" aktualisht është përqëndruar tek karriera dhe luan në serialin turk "Bir aile hikayesi" (Një histori familjeje), që transmetohet në kanalin turk Fox.

E pyetur në një intervistë të fundit për jetën private, Songul ka pranuar se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar personin që i ka marrë zemrën, bën të ditur Xing.al.



Bennu Yildirimlar e njohur si "Nermin" aktualisht luan në një prej serialeve më të ndjekur në Turqi "Kadin" (Grua).

Aktorja 49-vjeçare është e martuar dhe nënë e një vajze.



Ndërsa Ceyda Duvenci e njohur si "Elif" është përqëndruar tek familja e saj dhe dy fëmijët.

Aktorja vazhdon të luajë në seriale e filma të njohur dhe projekti i saj i fundit është një shfaqje teatrale "Hanim&Efendi" me bashkëshortin e saj i cili është gjithashtu aktor, transmeton Xing.al.




Evrim Solmaz e njohur si "Zelish" pas disa vitesh larg ekranit, u rikthye këtë vit me një serial të ri të quajtur "Zengin ve Yoksul" (I pasur dhe i varfër).

Aktorja gjatë kësaj kohe larg ekranit ka kaluar kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës.


Ozge Ozder e njohur si "Emeli" është martuar dhe po shijon jetën bashkëshortore. Ajo është martuar me këngëtarin turk Sinan Guleryuz.

Çifti së fundmi kanë publikuar një këngë së bashku të cilën mund ta dëgjoni më poshtë./Xing.al



