Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 19:07

Fama e Ronela Hajatit kalon kufijtë, këngëtarja ftohet në emisionin e famshëm

Ronela Hajati është drejt rrugës për t'u bërë e famshme ndërkombëtarisht. Këngëtarja shqiptare është e ftuara e rradhës në emisionin portugez "Quem sou eu?" e këtë e ka bërë të ditur vetë Ronela dhe moderatorja e emisionit.

Luciana Abreu është moderatorja portugeze e këtij emisioni online që transmetohet në Youtube e ku Ronela do të jetë e ftuar.

"Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin Quem sou eu? të Luciana Abreu. Kështu që na ndiqni", thotë Ronela në videon e publikuar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on