Nis shumë shpejt në Top Channel seriali më i ri që mban titullin "Parajsa e zonjave", mbështetur në romanin "Parajsa" të Emil Zola. Në vëmendje të serialit italian është një vajzë e re me emrin Tereza Lorio e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes, në zonat e largëta të Siçilisë dhe shkon në Milano.

Tereza gjen punë në Milano në një dyqan të sapohapur "Parajsa e Zonjave". Shumë shpejt Tereza tërheq vëmendjen e pronarit të dyqanit dhe mes tyre lind një histori dashurie.

"Parajsa e zonjave" do të nisë transmetimin në 15 prill, nga e hëna në të premte, ora 16:00.
















