Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 17:05

S'ka ku t'i çojë lekët: 32-vjeçarja kthehet në Barbie nga koka te këmbët

Një 32-vjeçare nga Rusia ka shpenzuar qimet e kokës për t'u kthyer në një Barbie dhe për ta mbushur shtëpinë me kukulla. Tatiana Tuzova ka një koleksion me 1520 kukulla dhe dëshiron të ketë më shumë për të arritur rekord botëror.

Ajo ka shpenzuar plot 120 mijë paund duke blerë kukulla të cilat tregon se janë mikeshat e saj të vetme.

Tatiana e njohur si "Tanja" është e martuar pesë herë dhe për mediat e huaja shprehet se bashkëshorti është miku i saj i ngushtë.

32-vjeçarja dëshiron që të ndërrojë emrin e familjes në Barbie dhe ka vendosur një rregull që secili të vishet vetëm me rozë.

"Nuk kam miq. Nuk kam kohë për miq. Më pëlqen të rri vetëm, asnjë nuk ndërhyn tek mendimet e mia. Më pëlqen bota ime", është shprehur Tanja.