Me siguri ju kujtohet seriali i famshëm meksikan "Për ty", me personazhe kryesorë Marian dhe Diegon, të cilët fiksuan para ekranit publikun shqiptar.

Njëra prej aktoreve të njohura të serialit, Mariana Torres, në rolin e "Marisolit", ka dhënë lajmin e bukur për fansat e saj.

Ajo është drejt martesës me të dashurin, Jonathan Nienow, me të cilin është prej kohësh në një marrëdhënie dashurie. 33-vjeçarja shprehet entuziaste për këtë hap të ri në jetën e saj dhe ka rrëfyer se përveç punës, tashmë ka ndërmend t'i përkushtohet edhe familjes.







