Pak kohë më parë në media u përhap me shpejtësi një koment që reperi i njohur P. Diddy i bëri ish-partneres së tij Jennifer Lopez në një foto ku shfaqeshin format e saj trupore. “O Zot” komentoi ai duke vendosur dhe emoji me sy me zemra.

Ky moment mori vëmendjen e të fejuarit të Jlo, Alex Rodriguez i cili menjëherë i ktheu përgjigje duke i shkruar: ‘Sa me fat jam’, mirëpo siç duket në mënyrë që Alex mos ta keqinterpretonte, reperi i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar falje.

“Që ta dini ju djema, ai i shkroi Alex-it pas kësaj dhe i tha: ‘Nuk doja të thosha asgjë me këtë. Nuk kam asgjë, vetëm respekt për ju. Jam shumë i lumtur për ju”, tha Jennifer e ftuar së fundmi në “The Breakfast Club”.





