Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 12:12

E papritur: Moderatori shqiptar braktis 'E diell' në mes të sezonit

Vetëm dy muaj pas fillimit të sezonit të ri të "E diell", moderatori i njohur Flori Gjini do t'a lërë në mes emisionin.

Burime për "Iconstyle" kanë konfirmuar se Flori s'do të jetë më pjesë e spektaklit dhe këtë e vërteton edhe screenshot-i i një bisede nga grupi i moderatorëve të "E diell", nga ku Flori është larguar.

Ende nuk dihen arsyet e këtij largimi dhe se në cilin emision do t'a shohim së shpejti Flori Gjinin.