Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 12:12

Tre ditë pas ardhjes në vendin tonë, Rita Ora jep lajmin e keq

Tre ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, erdhi në Kosovë për të realizuar një projekt shumë të veçantë. Ajo u bë pjesë e nismës së UNICEF për të ndihmuar rininë e Kosovës dhe u shpreh tepër e lumtur që po merrej me një kauzë të tillë.

Mirëpo, vetëm 3 ditë pas mbërritjes në vendin e saj, Rita i ka mërzitur të gjithë fansat kur ka dhënë lajmin se ditën e sotme i është dashur të largohet.

Këngëtarja ka publikuar një foto nga avioni, ku njofton se destinacioni i rradhës do të jetë Dubai.

"Shihemi së shpejti Dubai", shkruan Rita krahas fotos ku ka fotografuar njërin kënd të avionit.