Së fundmi modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka treguar nëpërmjet disa fotove të publikuara në ‘Instagram’ se ka nisur plazhin. Ajo nuk ka ngurruar të hedh foto dhe të tregojë format e saj.

Megjithatë shumë nga fansat nuk i kanë pëlqyer dhe të shumtë ishin ata që e kritikuan duke i thënë se është dërrasë përpara. Mirëpo, modelja shqiptare vendosi që tu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e shanë në një video live ku shpjegoi se ajo nuk ka fare komplekse.

“Nisën të shkruanin disa: ‘Sa natyrale, por ‘dërrasë’’. Boll ore djalë, mos të shkojë syri aty ku s’duhet”, tha Emina duke qeshur, ndërkohë që më vonë njëri nga fansat i ka thënë se është më mirë që është dërrasë dhe natyrale sesa e bërë.

“Jam e kënaqur me trupin tim, më pëlqen. Shyqyr Zotit që dhe burrit tim i pëlqen. Kështu që mos u shqetësoni”., ka përfunduar Emina duke i dhënë një herë e mirë fund këtyre kritikave.






