Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 12:12

Reperi shqiptar bëhet baba për herë të parë, i vendos djalit emrin grek

Reperi shqiptar i hitit "Pele", "SHAWTY", "Rruga Nclub", Blleki ndonëse nuk është shumë i njohur ka sjell një sërë këngësh dhe bashkëpunime me Mc Kreshën dhe Lyrical Son që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe premton shumë për të ardhmen.

Ditën e sotme, sipas ‘Prive’ reperi është bërë për herë të parë baba. Siç raporton ‘Prive’ Blleki dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një vogëlushi të cilin e kanë pagëzuar me emrin e vjetër grek.

Ata e kanë quajtur djalin, Priam, dhe siç mësohet është djali i parë i reperit i cili është ende i ri në moshë.