Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 11:11

Vetëm një muaj pasi u bë nënë, s'do ta besoni si duket Linda Halimi

Muajin e kaluar, këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u bë nënë për herë të parë. Ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë, megjithatë, pas ardhjes në jetë të vogëlushes Kaimana, Linda ka vendosur të ndajë gjithçka me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo i ka lënë të gjithë gojëhapur pasi ka publikuar një foto ku tregon format trupore vetëm një muaj pasi solli në jetë vajzën e saj.

"Ju mungova?"- shkruan Linda krahas fotos ku shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë dhe të gjithë e kanë komplimentuar për fizikun perfekt.