Muajin e kaluar, këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u bë nënë për herë të parë. Ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë, megjithatë, pas ardhjes në jetë të vogëlushes Kaimana, Linda ka vendosur të ndajë gjithçka me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo i ka lënë të gjithë gojëhapur pasi ka publikuar një foto ku tregon format trupore vetëm një muaj pasi solli në jetë vajzën e saj.

"Ju mungova?"- shkruan Linda krahas fotos ku shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë dhe të gjithë e kanë komplimentuar për fizikun perfekt.






