Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku është tepër aktive me postime të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka filmuar veten teksa ka dalë së bashku me mikun e saj të ngushtë, grimierin Ariel, me peshqir dushi në mes të qytetit.

"Kush tha që vishesh kështu vetëm për në SPA? Unë mund ta vesh ku të dua."- shprehet Anxhelina në video, teksa të dy qeshin ndërkohë që kalojnë përmes qytetit me peshqir.

Më pas, ata ndalojnë në një market për të bërë disa blerje dhe këngëtarja e filmon nga pas grimierin, ndërkohë që një grua që i ndesh përballë i shikon çuditshëm, e habitur nga pamja e tyre.





