Nga Shqipëria / E Enjte 11 Prill 2019, 10:10

E kritikuan për veprimet e ekzagjeruara në emision, reagon Roza Lati

Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ Roza Lati siç dihet është një nga personazhet më të drejtpërdrejt që herë pas herë bën çmenduria të ndryshme në emisionin e saj. Ajo është komentuar shpesh herë për veprimet moskokëçarëse dhe tipin e saj.

Megjithatë, teksa ka publikuar një video të shkëputur nga emisioni ku shihet së bashku me këngëtaren Baby G duke krijuar një cigare, Roza ka marrë shumë kritika nga fansat.

Disa prej ndjekësve e kanë kritikuar moderatoren dhe njëri prej tyre e ka pyetur Rozën se nëse ky veprim është edukues, megjithatë moderatorja ja ka mbyllur gojën të gjithëve me përgjigjen.

“Why Not nuk është emision edukues është argëtues. Por që edhe japim shpesh herë mesazhe sensibilizuese përtej shfaqjes që bëjmë”, tha ajo duke i dhënë një përgjigje përfundimtare të gjithë atyre që e kritikojnë vazhdimisht.