Disa ditë më parë bëri bujë të madhe lajmi se partneri i Jennifer Lopez, Alex Rofriguez, e kishte tradhëtuar këngëtaren me një modele, pak para se t'i propozonte për martesë.

Modelja rrëfeu se Alex i dërgonte vazhdimisht mesazhe dhe i kishte kërkuar asaj të merrte një shoqe me vete dhe të shkonin të tre që të kalonin disa momente private.

Për herë të parë, Jennifer Lopez vendosi të flasë në "The breakfast Club" rreth akuzave të tradhëtisë për partnerin e saj. Ajo u shpreh se nuk ndikohej fare nga këto lajme, pasi njiheshin mirë dhe kishin besim tek njëri-tjetri.

“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!”, u shpreh Lopez gjatë intervistës.




