Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, pavarësisht moshës është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura dhe të mbajtura e cila është komentuar për pamjen e saj.

Albëria është një ndër personazhet që shpesh herë është akuzuar për ndryshimet që ka bërë në fytyrë, megjithatë së fundmi ajo ka sqaruar nëpërmjet disa videove në ‘Instastory’ se çfarë rutine ndjek që fytyra e saj duket më e re.

“Të gjithë pyesin Albëria nuk po plaket, ka bo op.era.cion ka bo këtë, atë. Unë në fakt s’kam bërë asgjë. Një herë në 3 muaj bëj trajtime me la.z.er, bëj ndoshta një herë, apo herë pas herë bot.ok.s që par.aliz.on muskujt dhe s’kam asnjë rrudhë.”, ka treguar Albëria.

‘Ua them me zemër shikojeni veten, kujdesuni për veten në radhë të parë, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni se.ks.i”, ka përfunduar këngëtarja.





