Kryeministri Rama është pritur me një ceremoni të veçantë zyrtare në Pallatin Mbretëror në Monako nga Princi Alberti i II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serge Telle. Kryefjala e vizitës së Ramës ishte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Rama dhe princi Alberti i II diskutuan mbi marrëdhëniet pozitive mes vendeve dhe projektet e ardhshme.

Princi i Monakos e dekoroi kryeministrin me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës për merita të veçanta në forcimin e mardhënieve mes dy shteteve.

Ky urdhër është dekorata më e lartë e Principatës së Monakos.
Burimi: tvklan.al






