Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 20:08

Djali i Jozefina Topallit diplomohet, Eva Murati bën veprimin e papritur

Ditën e sotme djali i Jozefina Topallit, Genari ka dhënë lajmin e bukur se është diplomuar në “Universita Cattolica del Sacro Cuore” në Milano. Genari dhe Jozefina Topalli kanë postuar disa foto nga ceremonia e diplomimit ku shfaqen të lumtur për këtë arritje.

Në postimin e tij në rrjete sociale Genari shkruan se kjo ishte një ditë shumë e vecantë dhe e bukur për të.

Pikërisht në këtë postim ka rënë në sy veprimi i moderatores Eva Murati e cila e ka pëlqyer postimin.

Kujtojmë që Eva dhe Genari prej disa kohësh janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes megjithatë dyshja ka preferuar të mos prononcohet për këtë pjesë.