Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 17:05

Flet Rita Ora: Do bëj ç'të mundem që të ndihmoj rininë shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ndodhet aktualisht në Kosovë si ambasadore e organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it. Rita do të qëndrojë tre ditë për të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare.

Ditën e sotme këngëtarja ka folur për herë të parë për mediat ku është shprehur se do bëjë ç'të mundet për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.

“Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam që dy ditë , por kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset që kanë rinia dhe ishin frymëzuese.

Do të bëj çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim", është shprehur Rita.