Julian Deda është jo vetëm një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Juli poston shpesh foto me bashkëshorten apo fëmijët nga aktivitetet e tyre apo momentet e veçanta.

Sot bashkëshortja e Julit, Armanda feston ditëlindjen dhe aktori nuk harron asnjëherë ta urojë.

Këtë herë Juli e ka uruar bashkëshorten me një dedikim të thjeshtë e të bukur me anë të një fotoje të postuar në rjete sociale ku shkruan: "Jam me fat që të kam. Edhe 100".

Kujtojmë që Juli dhe Armanda janë prindër të dy fëmijëve, Mateo dhe Reina.






