Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mirëpresë shumë shpejt antarin më të ri të familjes së tij, gjinia e të cilit ende nuk është zbuluar.

Djali i tij Eric dhe bashkëshortja Lara janë në pritje të fëmijës së dytë, që do ta bëjë Trump-in gjysh për herë të 11-të.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Lara është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe fëmija pritet të vijë në jetë në muajin gusht.





