Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 15:03

Së shpejti nënë, Diellza nuk heq dorë nga ky zakon as në muajin e 8 të shtatzënisë

Modelja nga Kosova, Diellza Kolgeci, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, do të bëhen prindër të një vajze, të cilën Diellza ka treguar se po e presin me padurim.

Në rrjete sociale, modelja ndan herë pas here foto të ndryshme ku tregon si po i shkon shtatzënia, ndërsa së fundmi ka treguar se megjithëse është në muajin e 8 të pritjes së ëmbël, ajo nuk heq dorë nga palestra.

Diellza ka pozuar para pasqyrës me barkun e rrumbullakosur, teksa mban në dorën njërën girë që e ka përdorur për t'u stërvitur.

"Po, 8 muaj dhe 2 ditë", ka shkruar modelja krahas postimit.