Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 14:02

Pasi u bë miliardere, Kylie Jenner i bën të pabërën familjes

Kylie Jenner vetëm pak kohë më parë u shpall si miliarderja më e re në moshë dhe duket se pas kësaj ajo ka marrë një vendim drastik për familjen. Ndërkohë që pak ditë më parë nisi sezoni i ri i ‘Keeping up with the Kardashians’, mediat e huaja aludojnë se ky sezon mund të jetë i fundit dhe kjo për shkak të 21-vjeçares.

Sipas tyre, Kylie dëshiron që të heq dorë nga seriali i familjes që tregon çdo sekret, zënkë dhe skandal që ndodh brenda saj. Siç duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak sipërmarrëses së re pasi ajo nuk do që çdo gjë që i ndodh të merret vesh nga publiku. Një arsye tjetër janë edhe fitimet që ajo merr nga KWTK, të cilat janë të papërfillshme në krahasim me fitimet që merr nga linja e saj kozmetike.

Nëse Kylie vendos që të heq dorë nga seriali, mësohet se ‘Keeping up With the Kardahsians’ do të anullohet pasi sipas kontratës, show nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por Kriss Jenner po mundohet të rikthej Kylien në xhirime.