Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 12:12

Rrënqethëse: Rita del rrugëve të Kosovës dhe përballet me pamjet që do t’ju prekin

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka mbërritur në Kosovë ku dhe siç u mësua nuk do të bëj ndonjë koncert, por do të bëjë disa punë bamirësie për UNICEF. Ajo do të qëndrojë në Kosovë për 3 ditë dhe që sot ka nisur vizitat në qytete e ndryshme të vendit.

Ndonëse Rita ka zgjedhur mos të publikojë asgjë deri tani, nëna  e saj Vera Ora ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ disa foto ku shihet në disa lagje të va.rf.ra në Ferizaj së bashku me Ritën.

Siç shihet edhe nga pamjet, Rita dhe nëna e saj nuk shfaqen aspak të gëzuara nga ambientet e trishta dhe shtëpitë e rrë.nu.ara që kanë përreth. Mësohet se ato kanë vizituar disa familje në Ferizaj që do ju vijnë në ndihmë.