Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 11:11

Justin tha se e do akoma, Selena merr vendimin që s'e priste askush

Disa ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Bieber i kërkoi publikisht fansave të tij të mos i dërgonin më Hailey-t mesazhe në lidhje me ish-të dashurën e tij, Selena Gomez.

Justin sqaroi se Selena ka qenë dhe është e rëndësishme në jetën e tij dhe ai ende e do, por tashmë është i dashuruar me bashkëshorten, Hailey Baldwin.

Deklarata e tij bëri bujë të madhe nëpër media, mirëpo Selena nuk bëri asnjë reagim pas fjalëve të ish-të dashurit. Ndërsa së fundmi po përflitet se ajo është kthyer tek një tjetër ish, Niall Horan.

Çifti është fotografuar duke darkuar, në një koncert, si dhe në dasmën e mikeshës së Selenës. Fakti që Selena është parë shpesh në shoqërinë e yllit të "One direction" pasi i kishin shkëputur marrëdhëniet mes tyre, i shtyn të gjithë të mendojnë se ajo ka nisur sërish romancën me ish-të dashurin.