Së fundmi reperi i njohur shqiptar Ledri Vula ka qenë i ftuar në emisionin e njohur "NIN" ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij. Ai ka zbuluar se dëshiron të bëhet baba, ka sqaruar disa nga konfliktet me kolegët e tij dhe madje ka zbuluar se shumë shpejt do të sjell një super surprizë për fansat e tij.

Ledri ka treguar se së shpejti ai nuk do të njihet vetëm si këngëtar pasi ka në plan që të sjell një film të vetin, ku do të bëjë rolin e regjisorit.

“Të gjithë shohim filma për argëtim, por një regjisor e sheh ndryshe. Nuk mundem pa e realizuar një film, ia kam borxh profesorit tim, Isa Qosjes, sepse më ka shkolluar. Filmi është arti më i madh”, ka thënë Ledri duke gëzuar kështu fansat.





