Vogëlushja e stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahitit, mbush sot plot 1 vit nga ardhja në jetë.

Në profilin e tij në Instagram, Valdrini ka publikuar një video të ëmbël të Bellës, duke i treguar të gjithëve sa shumë është rritur vajza e tij.
"Bella jeme ,drita jeme ,kuptimi jetes, sot 1 vjet", shkruan ai krahas videos.
View this post on Instagram
Gjithashtu në Instastory, stilisti publikoi edhe kujtimin e një viti më parë, teksa kishte filmuar gruan që po përgatitej të sillte në jetë Bellën.
"Një vit më parë, duke pritur Bellën. Bella 1-vjeç"- shkruan Valdrini në Instastory.




