Këngëtari i njohur shqiptar i hiteve "Engjell", "Plagë në zemër" etj Mentor Haziri, është një ndër këngëtarët që ka tërhequr vëmendjen me zërin dhe stilin e veçantë që në daljen e tij të parë në ekran. Mentori gjithmonë ka treguar se muzika është shumë e veçantë për të dhe vazhdimisht merr pjesë në spektakle të ndryshme ku konkurron me materiale të veçanta.

Mirëpo, së fundmi ai ka hequr dorë nga muzika për pak çaste dhe është kthyer në luleshitës. I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Mentorit i është dashur që për disa orë të rri në një stendë në rrugë dhe të shesë lule.

Ai shihet duke shitur lule tek klientët dhe duke i dhënë këshilla, por pa harruar dhe muzikën pasi nuk ka ngurruar që të këndojë dhe me kitarën e tij.




