Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Prill 2019, 09:09

Kemi dasmë: Aktorja juaj e preferuar i jep fund beqarisë

Ylli i "The hunger games", aktorja Jennifer Lawrence, i habiti të gjithë dy muaj më parë kur zbuloi publikisht se pas një lidhjeje 1-vjeçare, ishte fejuar me partnerin e saj Cooke Maroney.

Ndërsa së fundmi, çifti ka vendosur t'i çojë gjërat drejt martesës dhe ende nuk dihet data e saktë se kur do të mbahet ceremonia e dasmës.

Madje, ata janë fotografuar në disa prej hoteleve më luksoze në Manhattan, teksa shikojnë ambientet ku mendojnë se mund të mbahet dasma e tyre. Kujtojmë se Jennifer e mori propozimin vetëm disa javë më parë dhe çifti menjëherë nisi përgatitjet për të mos humbur kohë.