Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 20:08

Vin Veli kapet mat, publikohet video duke u argëtuar me të dashurën e re

Ndarja e Vin Velit dhe Bora Zemanit ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të showbizit dhe që u komentua shumë për muaj të tërë. Tanimë kanë kaluar 2 vite dhe Bora e Vini kanë vazhduar rrugët e tyre në drejtime të ndryshme e madje kanë nisur lidhje të reja.

Ndërkohë që Bora po përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshajn, edhe Vinit i është zbuluar sot e dashura.

Në një video të publikuar nga Aurela Gaçe në Instagram, "Iconstyle.al" ka vënë re se Vini shfaqet pranë një vajze bukuroshe brune.

Fakt që ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit dhe në tavolinën e DJ-it duket se të gjithë janë çif, shton dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on