Futbollisti i njohur i "Atletico Madrid", Antoine Griezmann, është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Erika Choperena, me të cilën ka edhe një vajzë, ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amaro.

Vetë futbollisti e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka publikuar dorën e të voglit dhe ka zbuluar për të gjithë emrin që i kanë vendosur.




