Në pallatin mbretëror "Kensington" kanë nisur problemet pasi revista e famshme "In Touch" ka publikuar disa lajme ku flitet për tradhëtinë e Princit William ndaj bashkëshortes së tij, Kate.

Sipas revistës, William e ka tradhëtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, me fqinjën e tij Rose Hanbury, e cila është edhe markeze e Cholmondeley.

Mësohet se Kate u përball menjëherë me William, i cili i mohoi këto lajme. Megjithatë, bashkëshortja ia ka ndaluar princit të shoqërohet me familjen Cholmondeley dhe mes tyre kanë nisur problemet, të cilat kanë preferuar t'i fshehin nga sytë e mediave.








