Blogerja dhe trashëgimtarja e njohur e "Top Medias" Lori Hoxha komentohet shpesh në media për jetën e saj luksoze dhe kryesisht për lidhjen me Vis Bajraktarin me të cilin po përflitet se është ndarë.

Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto nga udhëtimet e saj. Bukuroshja shqiptare nëpërmjet disa postimeve në 'Snapchat' ka treguar se mbrëmjen e djeshme ka qenë e pranishme në një nga koncertet e reperit me famë botërore, Drake.

Në foto e publikuara ajo shihet teksa shijon duke kënduar dhe kërcyer performancën e Drake që siç shihet dhe nga pamjet është afër blogeres.




