Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 13:01

Një tjetër Dua Lipa: Ja ku mund ta gjeni kopjen e këngëtares

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është kthyer në një ndër personazhet më të njohur në mbarë botën, e cila po shijon famën e madhe dhe suksesin e jashtëzakonshëm në muzikë.

Së fundmi, Dua ka treguar në profilin e saj në Instagram se në muzen e Amsterdamit, në Hollandë, kanë krijuar figurën prej dylli të 23-vjeçares.

Dua ka pozuar pranë statujës së saj dhe me siguri në fotot e publikuara ndjekësit nuk e kanë dalluar se cila prej tyre ishte në të vërtetë këngëtarja.