Disa orë më parë, këngëtarja e njohur Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë, pasi kishte deklaruar gjatë një interviste se do të vizitonte vendin tonë për çështje të rëndësishme.

Ajo do të bëjë disa punë bamirësie me UNICEF, ndërsa është fotografuar kur ka zbritur në aeroportin "Adem Jashari" dhe më pas është shoqëruar me një makinë për në hotel.


Mirëpo, Rita nuk ka ardhur vetëm, por është shoqëruar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu. Ky i fundit ka publikuar në Instastoryn e tij një video nga sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë, të cilin e ka vizituar së bashku me të bijën.






