Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 11:11

Marramendëse: Ja sa do të paguhet Madonna që të këndojë 2 këngë në 'Eurovision'

Në muajin maj do të mbahet spektakli i famshëm "Eurovision", ku këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin tonë me këngën "Ktheju tokës".

E ftuara speciale e këtij viti në festival do të jetë diva e muzikës pop, Madonna. Ajo do të performojë në Tel Aviv dy këngë, njëra prej të cilave është një projekt i ri.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se për performancën e saj me vetëm 2 këngë, Madonna do të paguhet plot 1 milionë dollarë. Kjo është hera e katërt që Madonna merr pjesë si e ftuar speciale në festivalin europian "Eurovision" dhe performanca e saj rezulton të jetë një nga më të shtrenjtat.