Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 11:11

'Vidhni me stil', Ronela Hajati thumbon publikisht kolegët në muzikë

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, emrin e së cilës mbajnë hitet "Vuj", "Mala gata", "Do ta luj" etj, është një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, ku ndan me fansat jo vetëm punën e këngët e saj të reja, por edhe momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, teksa po shijon suksesin e këngës "Pa dashni", këngëtarja është revoltuar pasi kolegët në muzikë kanë kopjuar punët e saj. Për këtë arsye, Ronela i ka akuzuar publikisht në Instastoryn e saj, duke i këshilluar të kopjojnë pak më 'me stil'.

"Ore vi.dhni o shpirta, po vi.dhni pak me stil se kuptohet që përtoni shumë me punu."- shkruan Ronela në postimin e saj.