Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 11:11

Nevina Shtylla akuzon publikisht Dua Lipën: Më ka kopjuar

Moderatorja e programit "E diell", Nevina Shtylla, është një ndër femrat më ndjekura e të dashura për publikun shqiptar, e cila i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj.

Pozat e shumta të Nevinës në rrjete sociale nuk kalojnë pa marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve, ndërsa së fundmi moderatorja ka ndarë me ta një foto të vjetër të vitit 2016.

Nevina shfaqet me flokët e prera shkurt teksa ka pozuar me një fustan të bardhë nusërie, ndërsa akuzon Dua Lipën se i ka kopjuar modelin e flokëve.

"2016, para se të ma kopjonte Dua Lipa modelin e flokëve."- shkruan Nevina në postim.