Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 10:10

E turpshme: Janë bose, por Kim dhe Khloe bëjnë veprimin e ulët në mes të njerëzve

Yjet e "Keeping up with the Kardashians", Kim dhe Khloe, janë padyshim femrat më të njohura e të komentuara në mbarë botën.

Në profilet e tyre në Instagram ato ekspozojnë jetën luksoze që jo rrallëherë tërheq vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se janë super të pasura.

Mirëpo, edhe pse janë në gjendje të financojnë vetë çdo kërkesë apo kapriço të tyren, dy motrat kanë treguar se kanë vje.dhur kur kanë dalë nëpër dyqane.

Në episodin e fundit, Kim kujtoi se kur dy motrat ishin adoleshente, kishin shkuar në një udhëtim në Hawaii dhe kishin hyrë në një dyqan syzesh. Khloe pa një palë syze "Dior" të cilat i pëlqeu shumë dhe meqenëse nuk kishte asnjë shitës, vajzat i morën syzet pa paguar dhe ende qeshin me këtë veprim.