Nga Shqipëria / E Martë 9 Prill 2019, 09:09

Publikohen pamjet: Rita Ora mbërrin në vendin tonë

Këngëtarja me origjinë Shqiptare, Rita Ora, deklaroi gjatë një interviste se këtë muaj do të rikthehet në Kosovë për të bërë disa punë bamirëse me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Para pak orësh, ajo ka mbërritur në vendin tonë dhe është fotografuar nga "Lajmi.net" pasi ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Më pas këngëtarja është shoqëruar me një automjet drejt vendit ku do të qëndrojë. Kujtojmë se hera e fundit e Ritës në Kosovë ishte në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në muajin qershor mbajti koncert në Shqipëri.