Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 22:10

Kelvi Kadilli largohet nga Pop Culture, zbulohet projekti i ri ku do ta shohim moderatorin

Moderatori shumë i komentuar në media, Kelvi Kadilli ishte i ftuar sot në "Takimin e pasdites" në Vizion plus, ku gjatë intervistës tregoi se nuk do të jetë më pjesë e "Pop Culture".

Kelvi u shpreh se çdo gjë ka fazën e vetë dhe deri këtu ishte rrugëtimi i tij me "Pop Culture".

"Pop Culture nuk do e bëj më, kjo është e sigurt. Nuk do e bëj më sepse mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë", u shpreh Kelvi.

Moderatorja zbuloi se nga shtatori do e shohim me një projekt të ri dhe do ketë shumë surpriza.